Europol: Mbyllja e vendeve nga koronavirusi mund të nxisë radikalizmin

Nga Exit News
Europol: Mbyllja e vendeve nga koronavirusi mund të nxisë radikalizmin

Mbyllja e vendeve nga koronavirusi mund të radikalizojë më shumë të dyshuarit për terrorizëm, paralajmëroi agjensia evropiane e policisë, duke thënë se dhuna e lëvizjeve të djathta dhe të majta është në rritje.

Drejtoresha e Europol, Catherine De Bolle tha, ndërsa prezantoi raportin e fundit mbi prirjet e organizatave të terrorizmit, ndikimet ekonomike dhe sociale në mbarë botën të pandemisë mund të përshkallëzojnë pakënaqësitë ekzistuese. De Bolle tha se:

“Këto zhvillime kanë mundësinë të nxisin më tej radikalizimin e disa individëve, pavarësisht nga bindja e tyre ideologjike. Aktivistët si nga e majta, ashtu edhe nga e djathta ekstreme, dhe ata të përfshirë në terrorizëm xhihadist, përpiqen të shfrytëzojnë mundësinë që ka krijuar pandemia për të përhapur më tej qëllimet e tyre”.

Raporti thotë se sulmet terroriste islamike në Evropë ishin ulur, kryesisht për shkak të zbatimit të ligjit më të mirë, me shtatë sulme xhihadiste “të përfunduara ose të dështuara” në vitin 2019.

Sidoqoftë, Europol paralajmëroi një rritje të sulmeve nga ekstremistët e krahut të djathtë, pjesërisht të frymëzuar nga sulmet siç është sulmi i vitit 2019 në Christchurch, Zelanda e Re.

De Bolle gjithashtu shtoi se:

“Ndërsa shumë grupe ekstremiste të krahut të djathtë në të gjithë BE-në nuk i janë drejtuar dhunës, ato kontribuojnë në një klimë frike dhe armiqësie ndaj grupeve të pakicave.

Një klimë e tillë, e ndërtuar mbi ksenofobinë, urrejtja ndaj hebrenjve dhe muslimanëve dhe ndjenjat kundër emigracionit, mund të ulë pragun për disa individë të radikalizuar për të përdorur dhunën kundër njerëzve”.

Vitin e kaluar tre shtete anëtare të BE-së raportuan gjithsej gjashtë sulme të krahut të djathtë, nga të cilat një u krye, në krahasim me vetëm një vit më parë.

Një nga sulmet më të këqija ishte sulmi në një sinagogë në qytetin gjerman të Halle, tetorin e kaluar në të cilën u vranë dy persona.

Kishte 26 sulme të majta dhe anarkiste në Evropë, kryesisht në Itali, Greqi dhe Spanjë – një numër i ngjashëm me dy vjet më parë pas një rënieje në vitin 2018.

Por numri i arrestimeve nën dyshimin e veprave terroriste të majta ose anarkiste më shumë se u trefishua, në krahasim me vitet e kaluara, shtoi Europol, me shumicën e lidhur me demonstrime të dhunshme dhe konfrontime me policinë italiane.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>