64 anëtarë të rrjetit të trafikuesve shqiptarë të drogës në Belgjikë, Francë, Itali dhe Holland. 55 persona u arrestuan në Belgjikë, përfshirë edhe drejtuesit e organizatës, 7 në Blegjikë dhe 2 në Francë.
Sipas njoftimit të Europolit “Organizata Polikriminale Shqiptare” zotëronte 15 plantacione me më shumë se 8,200 bimë kanabis në Belgjikë dhe në veri të Francës.
Grupi kriminal shqiptarë trafikonte dhe prodhonte drogë, trafikonte qënie njerëzore, drejtonte një rrjet prostitucioni dhe pastrimi parash. Organizata i pastronte paratë përmes investimeve në pasuri të patundshme në Belgjikë dhe kudo në Evropë.
Hetimi nisi me shkatërrimin e disa plantacioneve me kanabis në prill të 2018 në Belgjikë. Informacioni i mbledhur bëri të mundur kapjen e drejtuesve kryesore të rrjetit kriminal.
Operacioni u kryen në 3 deri më 5 prill 2019, dhe në të morën pjesë 645 forca policie nga Franca, Belgjika, Hollanda dhe Italia. Policia konfiskoi makina luksi, dhjetra telefona, 200 gram kokainë dhe afërsisht 90 mijë euro. Disa prej të arrestuarve ishin në kërkim nga policia italiane, britanike dhe serbe.