6 fshatra u evakuuan në rajonin e Korintit të Greqisë pas një zjarri të renë në pyje. Në operacionin e evakuuimit morrën pjesë rreth 21 aeroplanë, sipas Reuters.
Asnjë viktimë nuk u raportua në zjarrin që shpërtheu të mërkurën në mbrëmje në një vendpushim të vogël pushimesh bregdetare në gadishullin e Peloponezit, rreth 90 km nga kryeqyteti, Athina.
Autoritetet urdhëruan evakuuimin e gjashtë fshatrave dhe dy manastireve në malet Gerania si një masë paraprake, tha një zyrtar i brigadës së zjarrfikësve.
“Rreth 300 njerëz janë evakuuar,” i tha Reuters zëdhënësi i policisë Theodoros Kronopulos.
Më shumë se 180 zjarrfikës po luftonin me flakën mbështetur nga 62 kamionë zjarri, 17 aeroplanë dhe tre helikopterë, tha brigada e zjarrfikësve në Twitter.