Evi Kokalari: Basha përjashtoi Berishën në këmbim të mbylljes së dosjes së tij

Nga Exit News
Evi Kokalari: Basha përjashtoi Berishën në këmbim të mbylljes së dosjes së tij

Sali Berisha është shkëmbyer me një dosje për korrupsion të Lulzim Bashës që ekziston në SHBA dhe Shqipëri, deklaroi aktivistja Evi Kokalari gjatë “Foltores” së Berishës në Durrës.

Kokalari, një aktiviste shqiptaro-amerikane që jeton në SHBA, akuzoi Bashën se fshehu fondet që sillte në SHBA për të lobuar për PD.

Ajo deklaroi se një pjesë e fondeve e kishin origjinën nga Rusia dhe skema e futjes së tyre për lobim në SHBA ishte e jashtëligjshme.

Lulzim Basha vendosi të përdori një kompani me origjinë rusë, që bëri kontratë me një firmë lobimi në Amerikë, sikur ata po bënin një konsulencë për organizatat shqiptaro-amerikane që do investonin në Shqipëri. Kjo është ilegale në Amerikë. Fillimisht kjo nuk doli, por kompania që Lulzim Basha po përdorte në Amerikë pati disa probleme me ligjin. Lulzim Bashës iu hoq e drejta e vizës për 2-3 vjet. Në këtë moment kjo dosje është mbyllur me kushtin që ai të nxirrte nga Grupi Parlamentar Sali Berishën”, deklaroi Kokalari e cila është ftuar nga Berisha që t’i bashkohet në takimet me demokratët.

Historia së cilës i referohet Kokalari njihet si “çështja e lobimit rus” ndaj Bashës dhe dy zyrtarëve të PD për “falsifikim të formularëve” në deklarimin e të ardhurave të partisë.

Gjykata e Tiranës vendosi pushimin e kësaj çështjeje dhe Gjykata e Apelit e la në fuqi vendimin.

Në qershor 2020, Taulant Balla, i kërkoi Gjykatës së Apelit, anullimin e vendimit për çështjen e financimit të PD-së.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>