Facebook tha të shtunën në mbrëmje se një artikull keqinformues se vaksina e koronavirusit mund të çojë në vdekje ishte artikulli më i shpêrndarë në Shtetet e Bashkuara në Facebook nga janari deri në mars të këtij viti, duke pranuar shtrirjen e përhapur të një materiali të tillë për herë të parë.
Gjithashtu, Facebook njoftoi se një faqe e dedikuar për përhapjen e lajmeve keqinformuese ndaj Covid-19 ishte gjithashtu ndër 20 faqet më të vizituara në platformë.
Facebook në fillim të këtij viti u përball me një valë kritikash nga Presidenti Biden dhe të tjerë të cilët kanë pohuar se kompania ka lejuar përhapjen e gjërë të lajmeve keqinformuese rreth vaksinave të koronavirusit.
Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë kanë pohuar se shumë amerikanë ngurrojnë të marrin vaksinën kundër koronavirusit, pjesërisht, për shkak të informacionit të rremë ose mashtrues që kanë lexuar në shërbimet e mediave sociale, përfshirë Facebook.