Facebook Inc njoftoi të enjten se do të mbështes gazetarët e pavarur me anë të një programi prej 5 milion dollarësh, raporton Reuters.
Programi synon të paguajë gazetarët lokalë, të cilët do të bëhen pjesë e platformës së tij të re botuese, për t’i ndihmuar ata të tërheqin audiencë dhe të fitojnë para.
Facebook njoftoi muajin e kaluar se do të integrojë platformën e buletinit informativ, Substack me profilet Faqe.
Ai do të përfshijë një mekanizëm botimi falas për gazetarët për të dërguar buletin apo për të krijuar faqen e tyre të internetit.
Aplikimet do të vlerësohen në bashkëpunim me Qendrën Ndërkombëtare për Gazetarët dhe Shoqatën Kombëtare të Gazetarëve Hispanikë.
Programi synon të përqendrohet te reporterët “të cilët shpesh janë zëri i vetëm që mbulon një komunitet të caktuar“, ka thënë kompania.
Përparësi do t’u jepet reporterëve që planifikojnë të mbulojnë “komunitetin e zi, indigjen, latin, aziatik apo audienca të tjera me ngjyra,” deklaroi kompania.
Gazetarët do të jenë në gjendje të fitojnë pagesë shtesë nga botimi i artikujve dhe nga pajtimet e buletinëve.
Facebook shpalli se do t’u siguronte gazetarëve qasje tek ekspertë të zgjedhur për t’i ndihmuar të ndërtojnë një biznes lajmesh.