
Qeveria ka vendosur të falë të gjitha gjobat ndaj qytetarëve për shkeljet gjatë pandemisë së Covid-19, si dhe gjobat ndaj familjeve të dëmtuara nga tërmeti që kanë kryer punime restauruese pa leje.
Me anë të një akti normativ, qeveria vendosi faljen e të gjithë gjobave nga data 17.4.2020 deri në datën 7.10.2020, pë rata qytetarëve që kanë shkelur rregullat si mosrespektimi i orareve të daljes dhe mosmbajtja e maskave në ambientet e mbyllura.
Të gjithë ata qytetarë që i kanë paguar gjobat do të marrin shumën e parave mbrapsht.