Familja në Kurbin prej 10 muajsh jeton në çadër

Nga Exit News
Familja në Kurbin prej 10 muajsh jeton në çadër

Partia Demokratike ka zbuluar një tjetër familje në Kurbin, e cila prej 10 muajsh jeton në çadër pasi shtëpia është dëmtuar rëndë nga tërmeti.

Në një takim me përfaqësuesin e PD-së Belind Këlliçi, kryefamiljaria Etleve Veseli tha se, bashkë me 7 anëtarë të tjerë të familjes, jeton në çadër dhe nuk asnjë informacion nga shteti se kur mund të zhvendoset në një shtëpi të re.

Ajo tha se shtëpia e saj është dëmtuar rëndë nga tërmeti dhe se është klasifikuar si e pabanueshme nga ekspertët, por ajo në ditë me shi apo diell të fortë është detyruar të futet bashkë me fëmijët ne shtëpi, pavarësisht rrezikut të lartë.

Zonja Veseli tha se ‘nuk na ka dhënë kush asnjë lloj shprese vetëm na ka dalë shtëpia DS3, e pabanueshme edhe asnjë lloj gjëje apo afati [informacion apo ndihmë]’.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>