Banorët e fshatit Katund Sukth, në Shijak, protestuan sot kundër qeverisë. Ata u shprehën se nuk qeveria nuk i ka ndihmuar aspak gjatë përmbytjeve të dy ditëve të fundit.
Fshati Katund Sukth është zona më e prekur nga dalja e lumit Erzen nga shtrati. Qindra banesa dhe rreth 250 hektarë tokë e mbjellë u mbuluan nga uji. Ende nuk është bërë vlerësimi i dëmit dhe nuk dihen masat që do të merren nga qeveria.