Partia Republikane prezantoi të enjten 16 kandidatët për zgjedhjet e 25 prillit në qarkun e Fierit.
Kreu i PR Fatmir Mediu shprehur besimin se partia e tij është “parti e vlerave dhe krijon me Partinë Demokratike një mozaik të jashtëzakonshëm, të vlerave politike të së djathtës”.
Për kryeministrin Rama ai tha në Facebook se ai ka krijuar një regjim të korruptuar dhe se ka qëllim vetëm pushtetin dhe nuk i interesin asgjë tjetër.
Pak ditë më parë Mediu prezantoni listën e kandidatëve të Partisë Republikane për zgjedhjet e 25 prillit në Shkodër.
Më herët ai zyrtarizoi listën e kandidatëve në Tiranë. Mediu ka kërkuar që kandidatët e saj në listat e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit, të vendosen sipas peshës elektorale.