Fatmir Xhafaj, ministri i ri i Punëve të Brendëshme foli dje për herë për para për akuzat ndaj tij.
Gjatë javës së fundit, media dhe disa qytetarë kanë akuzuar Zotin Xhafaj për ushtrim dhune gjatë kohës që ai ka qenë hetues në rrethin e Krujës. Në deklaratën për shtyp, Zoti Xhafaj i mohoi akuzat dhe i quajti ato “shpifje”
Për lidhjen me bandat narkotrafikante të vëllai të tij Agron Xhafaj, ministri i ri nuk ka bërë asnjë koment.
Më poshtë janë deklaratat kryesore të Zotit Xhafaj:
- Asnjë ditë të jetës sime nuk kam shërbyer në strukturat e sistemit të Sigurimit të Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme të asaj kohe dhe as në organet e hetimit që ishin pjesë e Ministrisë së Brendshme.
- Një shtetas shqiptar me banim jashtë atdheut pretendon me mesazhe e telefonata të porositura se në vitin 1986, e paskam dhunuar apo torturuar, vit në të cilin, unë nuk kam qënë fare në punë në organet e drejtësisë të asaj kohe. Në Janar të vitit 1986 kam filluar punë si drejtues i rinisë në Tiranë dhe ky fakt është i dokumentuar.
- Janë të pavërteta pretendimet e një zonje për dhunë ndaj saj dhe vëllait të saj në një proces penal të kohës. Sa unë jam në dijeni, kjo çështje penale është gykuar dhe përfunduar në fundin e vitit 1986, periudhë kur unë nuk isha më pjesë e sistemit të drejtësisë.
- Natyra ime si person, edukimi im familjar dhe ai profesional, i gjithë formimi im në tërësi, nuk ka patur, nuk ka dhe kurrë nuk do të ketë asnjë lidhje me dhunën e çfarëdo lloji qoftë ajo.
- Gjithçka ëshë thënë e komentuar këto ditë, janë thjesht shpifje të ulëta në funksion të fushatës politike të ndërmarrë kundër meje.