FDA autorizon përdorimim e ilaçit të malarjes për trajtimin e koronavirusit

Nga Exit News
FDA autorizon përdorimim e ilaçit të malarjes për trajtimin e koronavirusit

Hidroklorikina dhe klorokina, dy ilaçet e malarjes, mund të përdoren, në SHBA, për trajtimin e të infektuarve me koronavirus.

Më datë 28 mars, Administrata amerikaneve e Barnave dhe Ushqimit (FDA)—institucioni që çertifikon dhe licenson përdorimin e ilaçeve ne SHBA—autorizoi, nën sistemin e emergjencës, përdorimin e këtyre dy ilaçeve nga mjekët për trajtimin e të infektuarve me Covid-19.

Miratimi nga FDA erdhi pas rezultateve pozitive të arritura tek pacientët me koronavirus të trajtuar me hidroklorinë. Testimi i ilaçit u krye nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë dhe Autoriteti Biomjekësor i Zhvillimit dhe Kërkimit, në SHBA.

Presidenti Trump lajmëroi se këto dy ilaçe po përdoren aktualisht në mbi 1 mijë të sëmurë me koronavirus në New York, epiqendra e virusit në SHBA.

Deri më sot, SHBA ka 143 mijë të infektuar dhe të paktën 2 513 të vdekur.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>