
FDA, (Administrata e Ushqimit dhe e menaxhimti të ilaçeve) miratoi të martën një test të koronavirusit që nxjerr rezultatet për 2 deri në 10 minuta. Kompania prodhuese është Bodysphere INC.
FDA javën e kaluar miratoi edhe testin e prodhuar nga komapnia farmaceutike Abbot, i cili mund të japë rezultate në pak minuta. Bodysphere njoftoi për median se po punon me qeverinë amerikane për të shpërndarë testet në spitalet dhe qendrat e kontrollit mjekësorë.
Testi është mund të përdoret vetëm nga stafet mjekësore të specializuara. Testi mat IGG, i cili tregon nëse e ke kaluar virusin dhe IGM, nëse je ende në fazën ngjitëse.