Fëmijët e fshatit Plan i Bardhë 7km në këmbë për të vajtur në shkollë

Nga Exit News
Fëmijët e fshatit Plan i Bardhë 7km në këmbë për të vajtur në shkollë

Fëmijët e fshatit Plan i Bardhë në qarkun e Matit bëjnë çdo ditë rreth 14 kilometra për të ndjekur mësimet.

Fshati ndodhet mes qyteteve të Klosit dhe Bulqizës. Shkolla më e afërt është rreth 7 kilometra në Klos-Katund.

Autoritetet lokale kanë dështuar të sigurojnë mjet transporti. Prandaj për të shkuar në shkollë fëmijët shfrytëzojnë makina të rastit, ose shkojnë në këmbë, ecje që zgjat më shumë se 2 orë.

Shpesh makinat e rastit janë kamionët që transportojnë krom nga Bulqiza.

“Dy orë në këmbë, temperaturat dhe koha është e ftohtë. Makinat nga një herë na marrin, nga njëherë jo. Kur ka borë kur ka shi, prapë në këmbë.”

Ora News raporton si arsyeja për dështimin e tenderave të transportit kostoja e lartë. Numri i vogël i nxënësve të fshatit nuk justifikon shpenzimet.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>