Fëmijët e moshës 10-19 vjeç e transmetojnë koronavirusin njësoj si të rriturit

Nga Exit News
Fëmijët e moshës 10-19 vjeç e transmetojnë koronavirusin njësoj si të rriturit

Një studim në Korenë e Jugut ka gjetur se fëmijët e përhapin koronavirusin njësoj sit ë rriturit, raporton Qendra për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve në SHBA.

Studimi gjeti se fëmijët e moshës nga 10 deri në 19 vjeç mund ta përhapin virusin njësoj sit ë rriturit, duke sugjeruar se shkollat e 9 vjeçare dhe të mesme mund të kthehen në vatra infeksioni.

Fëmijët më të vegjël se 10 vjeç e transmetojnë më pak virusin, edhe pse rreziku nuk është tërësisht zero. Ky studim ëshët në të njëjtën linjë me studimet e tjera për përhapjen e virusit nga fëmijët.

Ekspertët thanë se studimi u krye me kujdes  dhe rezultattet tregojnë se shkollat duhet të kenë një plan të qartë për të menaxhuar shpërthimin e virusit përpara se të happen.

Studiuesit kanë gjurmuar vetëm kontaktet e fëmijëve të sëmurë me koronavirus, ndaj është ende e paqartë se sa ëshët përhapje me fëmijët asimptomatik.

Megjithatë studimi nuk jep përgjigje përfundimtrae mbi përhapjen nga fëmijët, por kërkon me domosdoshmëri pasjen e një plani paraprak nga shkollat.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>