Fëmijët kanë 44 përqind më pak mundësi për t’u infektuar me Covid-19 në krahasim me të rriturit, sipas një analize të drejtuar nga presidenti i Kolegjit britanik të pediatrisë dhe Shëndetit të Fëmijëve.
“Në një analizë me 32 fëmijë dhe adoleshentë më të rinj se sa 20 vjeç u provua se 44 përqind kanë më pak mundësi të infektohen me COVID-19, në krahasim me të rriturit mbi moshën 20 vjeç.
Ka të dhëna paraprake se të rinjtë e moshës nga 10 deri në 14 vjeç kanë më pak mundësi infektimi, se sa adoleshentët dhe shumë më pak se sa të rriturit”, shkruan dokumenti i publikuar nga Reuters.