Festivali Ndërkombëtar i Akuarielit, 50 artistë shqiptarë paraqesin punimet e tyre

Nga Exit News
Festivali Ndërkombëtar i Akuarielit, 50 artistë shqiptarë paraqesin punimet e tyre

Në Tiranë u zhvillua sot Festivali Ndërkombëtar të Akuarelit, ku artistë nga Shqipëria dhe vende të ndryshme të botës si, India, Italia, Kina, Turqia, Uruguai, Koreja e Jugut, Kosova etj, prezantuan punimet më të mira.

Rreth 50 artistë shqiptarë paraqitën punimet e tyre gjatë këtij festivali, sëbashku me artistë si: Atanur Dogan, Hong Shan, Amit Kapoor, Alvaro Castagnet, Alexandra Bryska, Artur Semofolov, Helidon Haliti etj.

Kuratori i këtij festivali është Helidon Haliti. Në këtë festival mori pjesë dhe kryebashkiaku Veliaj, i cili theksoi se ky festival është “një nga dallëndyshet e para të ringritjes”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>