Mjekët dhe infermierët shqiptarë kërkuan falje për shqetësimin e krijuar nga to në hotelin ku po qëndronin në Brescia. Në një letër dërguar autoriteteve italiane, dhe të publikuar nga gazeta e Brescia-s, mjekët shkruajnë:
“Fatkeqësisht festuam pak më shumë se sa duhej, për misionin e kryer dhe për lajmin e mirë se nuk ishim të infektuar me Covid-19, pas përgjigjes së dytë të analizave, çfarë nuk do të na pengonte të vazhdonim punën tonë, pa e kuptuar shqetësimin që krijuam në hotelin ku po qëndronim në Brescia.
Policia bëri punën e saj, na vjen sinqerisht shumë keq për atë çfarë ndodhi dhe i kemi dërguar një shpjegim me shkrim ku sqarojmë gjendjen tonë shpirtërore për ndodhinë në shpresën se justifikimet tona do të mund të dëgjohem nga autoritetet italiane”.
Mjekët dhe infermierët ditën e mërkurë festuan në një nga dhomat e hotelit ku po qendronin, përfundimin e misionin kundër Covid-19 në Itali. Ata u gjobiten me 500 euro secili për prishje të qetësisë.
Mjekët u kthyen dje në Shqipëri, pas një muaj shërbimi në Itali.