Policia e Fierit zbuloi një shtëpi kthyer në laborator droge, ku ishin mbjellë 312 fidanë kanabis.
Policia arrestoi nënë e bir, 48 dhe 22 vjeç, dhe shpalli në kërkim pronarin e shtëpisë, A.K dhe një 33-vjeçar nga Kosova, që dyshohen si ideatorët e laboratorit.
Ata kishin përshtatur shtëpinë në aparatura që shërbejnë për kultivimin dhe prodhimin e lëndëve narkotike.
Policia ka marrë indicia për të zbuluar shtëpinë-laborator pasi pronarët e shtëpisë kishin bërë lidhje të paligjshme të energjisë elektrike, e cila u shërbente për furnizimin e dritave dhe pajisjeve të nevojshme për kultivimin dhe rritjen e bimëve narkotike.
Për këtë, policia ka vënë nën hetim 3 elektricistë.