Hungaria është dënuar të luajë dy ndeshje pa tifozë nga FIFA pas thirrjeve raciste ndaj lojtarëve anglezë në ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës në Budapest më 2 shtator.
Federata Hungareze e Futbollit gjithashtu është gjobitur me 200,000 franga zvicerane.
Sidoqoftë, Fifa vendosi që vetëm ndeshjen e radhës Hungaria ta luajë pa tifozë ndërsa të dytën pas dy vitesh.
“FIFA mban një qëndrim të qartë zero tolerancë kundër sjelljeve të tilla të neveritshme në futboll,” lexohet në deklaratën e FIFA -s.
Në qershor, UEFA gjobiti federatën hungareze me 85,500 paund dhe urdhëroi mbylljen e stadiumit për tre ndeshje, për sjellje diskriminuese nga mbështetësit e tyre gjatë Euro 2020.
Ky sanksion nuk zbatohej për ndeshjen me Anglinë pasi kualifikueset për Kupën e Botës janë nën juridiskionin e FIFA-s dhe jo UEFA-s.