Filmi nga Kosova “Vera andrron detin” u vlerësua me dy çmime në Festivalin e filmit të Venecias.
Për efektin përfshirës që krijon, filmi u vlerësua me çmimin “Edipo Re” dhe u shpall gjithashtu fitues i çmimit për ‘Autoret gra nën 40 moshën vjeç‘.
Filmi me regji të Kaltria Krasniqit dhe skenar të Doruntina Bashës, është filmi i parë nga Kosova që u shfaq premierën në Festivalin e filmit në Venecia.
Ai pasqyron rrëfimin e një gruaje që lufton kundër pabarazive gjinore.
Me çmimin Luani i Artë, çmimi kryesor i festivalit, u vlerësua filmi francez L’Événement me regji të Audrey Diwan.
Filmi bazohet në një roman autobiografik nga Annie Ernaux dhe portretizon një grua të re që kërkon të ndërpresë shtatzaninë për të qenë në gjendje të vazhdojë studimet e saj, pavarësisht rrezikut të burgut ose vdekjes.
Çmimi i dytë, Luani i Argjendtë, iu dha regjisorit italian Paolo Sorrentino për The Hand of God, një film për rininë e tij në qytetin jugor të Napolit.
Regjisore të tjera gra u nderuan gjithashtu gjatë ceremonisë së së shtunës, me Jane Campion që mori çmimin e regjisorit më të mirë për The Power of the Dog. Maggie Gyllenhaal, ndërkohë, u vlerësua me çmimin e skenarit më të mirë për The Lost Daughter.
Penelope Cruz fitoi çmimin për aktoren më të mirë për rolin e saj në Parallel Mothers, të drejtuar nga regjisori spanjoll Pedro Almodovar. Aktori më i mirë u vlerësua aktori filipinas John Arcilla për rolin e tij në thrillerin kriminal On the Job: The Missing 8.