2 filma kosovarë marrin pjesën në edicionin e 74-të të festivalit të Kanës, i cili do të mbahet më 11 deri më 22 maj 2021.
Filmi me metrazh të shkurtër “Në Vend”, me regji të Samir Karahodës, është bërë pjesë e konkurimit për “Palmën e Artë” në kategorinë e filmave të shkurtër. Ai është një ndër 10 filmat e kualifikuar për këtë çmim.
Për këtë çmim garon edhe Maqedonia e Veriut me filmin “Poli i Veriut, i regjizores Marija Apcevska. Këto filma u zgjodhën ndër 3739 filma garues.
Ndërsa, filmi “Luaneshat e Kodrës” me regji të Luana Bajrami, 20-vjeç, do të jetë filmi i parë metrazhit të gjatë nga Kosova që do ta shfaqë premierën në këtë festival.