Firma australiane gjobitet me $5 milionë, deklaroi se veshjet të mbronin nga Covid-19

Nga Exit News
Firma australiane gjobitet me $5 milionë, deklaroi se veshjet të mbronin nga Covid-19

Një firmë australiane e veshjeve u gjobitë me 4 milion dollarë për pretendimin se veshjet e saj ndalojnë përhapjen e Covid-19.

BBC raporton se Lorna Jane reklamoi se rrobat e saj përdornin “një teknologji novatore” të quajtur LJ Shield për të parandaluar “transferimin e të gjithë patogjenëve”.

Një gjykatës vendosi që pretendimi ishte “shfrytëzues, grabitqar dhe potencialisht i rrezikshëm” pas padisë së Komisionit Australian të Konkurrencës dhe Konsumatorit (ACCC).

Duke pranuar vendimin, kompania tha se ishte mashtruar nga një furnizues. “Një furnizues i besuar na shiti një produkt që nuk veproi siç ishte premtuar,” tha shefi ekzekutiv Bill Clarkson.

“Ata na thanë se teknologjia e LJ Shield po shitej kudo nëpër Australi, SHBA, Kinë dhe Tajvan dhe se ishte anti-bakteriale dhe anti-virale. Ne besuam se kjo do të ishte në përfitim të klientëve tanë. ”

Gjykatësi i gjykatës federale zbuloi se Lorna Jane “përfaqësonte para konsumatorëve se kishte një bazë të arsyeshme shkencore ose teknologjike” për të bërë pretendimet e saj kur në fakt nuk kishte asnjë, raporton BBC.

Rod Sims, kryetar i ACCC, tha: “Kjo ishte një sjellje e tmerrshme pasi përfshinte deklarata serioze të pabazuara në lidhje me shëndetin publik. E gjithë fushata e marketingut u bazua në dëshirën e konsumatorëve për mbrojtje më të madhe kundër pandemisë. “

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>