Fjala e deputetes Arta Dade në Asamblenë e PS-së — Pikat kryesore

Fjala e deputetes Arta Dade në Asamblenë e PS-së — Pikat kryesore

Deputetja Arta Dade ka qënë një ndër zërat e paktë kritikë në Asamblenë PS-së. Në fjalën e saj ajo, ndër të tjera, ka theksuar se:

Për demokracinë në PS

  • Dua të distancohem nga disa thënie a shprehje të urta që më kujtojnë kohën time të rinisë dhe përgjithësisht në atë kohë, udhëheqësit e Partisë së Punës i përdornin për imperializmin sovjeto amerikan. Ne si fanar ndriçues i socializmit duhet te ecnim përpara dhe të tjerët që nuk na e njihnin këtë të drejtë mund të na ngacmonin.
  • Sa herë thuhet diçka na nxirret përpara ujku Sali, në mënyrë që delet të ruajnë peshën e tyre dhe të mos shtojnë në peshë.
  • Nuk ka asnjë arsye që nuk është mbledhur kryesia, asambleja, nuk është bërë transparenca financiare për shpenzimet dhe buxhetin e partisë.
  • Nqs nuk e zbatojmë statutin, duhet ta ndryshojmë, bën pjesë edhe në mentalitetin e qeverisë.
  • Mediat e Saliut na janë bërë ortake, na janë bërë platformat tona. Ne kemi ndërruar klient, pra klientët kanë ndërruar duar.

Në lidhje me ndryshimet në statut:

  • A ka ndonjë vlerësim pse nuk u zbatua ky statut?
  • Kur mund të më krijohet mundësia që unë të kandidoj dhe të bëhem kryetare partie pa aspiruar të bëhem kryeministre, pa ja ndërprere mandatin kryeministrit?
  • Në një palë zgjedhje, nuk mund të hysh me një kryetar që i bie 8 vjet, dhe nqs do të zbatohet propozimi i “labour” i bie radha dikujt tjetër që pas 12 vjetësh të hapet garë në Parti.
  • Nuk ka parti që nuk zgjidhet kryetari një herë në katër vjet. Dhe para se ta bëjmë si laburistët hajde ta marrim në integral si e kanë librin e rregullave.
  • Kryeministri e paragjykon referendumin dhe do bëjë një pyetje “A jeni dakord ju të vazhdohet mandati?
  • Në statutin e ri të dal unë të mbledh 10 përqind të firmave të kongresit dhe pastaj kongresi të votojë nëse unë duhet të hyj në garë me 50+1: këto janë artifica që e mbysin demokracinë dhe nuk krijojnë shanse të barabarta për të drejtuar këtë parti të madhe.
  • Në një moment që do të gjykoja që do të thellohet mbytja e frymës demokratike, nuk është ndonjë dramë e madhe që të largohesha.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>