Fjalimi i lamtumirës Tramp: Do të lutem për suksesin e administratës së ardhshme

Nga Exit News
Fjalimi i lamtumirës Tramp: Do të lutem për suksesin e administratës së ardhshme

Në fjalën e tij të lamtumirës, ​​Presidenti në detyrë i SHBA, Donald Tramp thotë se do të lutet për suksesin e administratës së ardhshme.

Të mërkurën ai nuk do të jetë më president i SHBA dhe në vend të tij do të jetë fituesi i zgjedhjeve Xho Bajden.

Shtëpia e Bardhë ka publikuar ​​fragmente të fjalimit të Tramp, një ditë përpara inaugurimit të Bajdenit, raporton Associated Press.

Në video, Tramp thotë:

 “Këtë javë, ne përurojmë një administratë të re dhe lutemi për suksesin e saj në mbajtjen e Amerikës të sigurt dhe me prosperitet.”

Gjithashtu Tramp komenton edhe sulmin ndaj Kapitolit më 6 janar.

Ai thotë se “të gjithë amerikanët u tmerruan nga sulmi ndaj Kapitolit tonë” dhe se “dhuna politike është një sulm ndaj gjithçkaje që ne vlerësojmë si amerikanë” dhe “kurrë nuk mund të tolerohet”.

Tramp gjithashtu do të flasë për ato që ai i sheh si arritjet e tij kryesore në detyrë, duke përfshirë përpjekjet për të normalizuar marrëdhëniet në Lindjen e Mesme.

“Ne bëmë atë që kemi ardhur këtu për të bërë – dhe shumë më tepër”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>