“Ditë më të mira do të vijnë, ne do të jemi sërish me familjen tonë, me miqtë tanë, ne do të takohemi sërish.”
Me këto fjalë, Mbretëresha Elizabeta II iu drejtua kombit britanik në një mesazh të transmetuar direkt në televizion në lidhje me krizën e koronavirusit. Në fjalimi e saj prekës prej rreth 4 minutash, Mbretëresha iu drejtua popullit me këto fjalë:
“Së pari, falenderoj të gjithë stafin mjekësor, të gjithë ata që po luftojnë në vijë të parë me koronavirusin. Falënderoj të gjithë ata që po qëndrojnë në shtëpi.
Nëse qëndrojmë të bashkuar, do t’ia dalim. Në vitet në vijim britanikët do të krenohen se si ne ia dolëm. Dhe brezat e ardhshëm do të thonë se britanikët e asaj kohe ia dolën.
Krenaria jonë përfaqëson atë që ne jemi dhe atë që ne do të jemi në të ardhmen.
Duartrokitja e britanikëve për mjekët është simbol i asaj që ne jemi dhe do të jetë simbol për fëmijët tanë.
Vetë-izolimi mund të jetë i vështirë, por ne po zbulojmë se është një mundësi për të ndaluar dhe për të reflektuar.
Ky moment më kujton vitin 1941, kur unë me motrën time dolëm këtu dhe iu drejtuam fëmijëve britanikë, të cilët u evakuan për sigurinë e tyre. Sot, si atëherë, ne e dimë thellësisht se kjo është gjëja e duhur.
Kjo është ndryshe nga vështirësitë që kemi kaluar. Do ta kalojmë me sukses dhe ky sukses i përket çdonjërit prej nesh.
Ditë më të mira do të vijnë, ne do të jemi sërish me familjen tonë, me miqtë tanë, do të takohemi sërish.
Unë i uroj të gjithëve shëndet!”
Ky është një fjalim shumë i rallë i Mbretëreshës. Gjatë 68 viteve në krye të fronit, ajo i është drejtuar kombit vetëm 4 herë me parë, përveç urimit të Krishtlindjeve: në 1991, gjatë luftës së Gjirit; në vitin 1997, përpara varrimit të princeshës Diana; në 2002, me rastin e vdekjes së Nënës Mbretëreshë; në 2012, për përvjetorin e saj të 60-të në fron.
Kjo është hera e parë që ajo nuk vesh veshjen zyrtare mbretërore.
Në dhomën e regjistrimit ndodhej vetëm një kameraman i veshur me veshje speciale për të mbrojtur Mbretëreshën, e cila është vetë-izoluar.