
Ministri Sandër Lleshaj ka mbajtur një fjalim në një aktivitet të organizuar për 70 vjetorin e krijimit të Institutit të Qenëve të Policië së Shtetit, një strukturë si e quan ai “nga më të veçantat dhe të çmuarat për vetë Policinë e Shtetit”.
Ky Institut i Përgatitjes së Qenëve të Policisë është i vetmi i këtij lloji në vend dhe më gjerë, shpjegon Lleshaj në fjalimin e tij.
Por sigurisht që pas angazhimit që qentë e Policisë së Shtetit kanë në aksione të ndryshme, Lleshaj kujton se janë punonjësit e specializuar të policisë.
Ndaj “sa herë që mrekullohemi nga aftësitë e rralla të qenve gjatë operacioneve policore, duhet të mendojmë përherë edhe për instruktorët, apo drejtuesit e tyre, pa të cilët qentë e policisë do të ishin thjeshtë kafshë shtëpiake, simpatike, siç janë edhe qentë e tjerë. Por vetëm kaq.”, ka deklaruar Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj gjatë fjalimit të tij.
Ne do të vazhdojmë ta mirëmbajmë dhe ta thellojmë më tej përvojën e jashtëzakonshme, të akumuluar përgjatë këtyre dekadave në këtë strukturë unike. – tha Lleshaj i cili kujtoi se ka ardhur koha që të mendohet edhe roli i kafshëve të tjera, si kuajt në shërbim të operacioneve policore.