“Dialogu duhet bërë në Kuvend. Nuk do të negocioj për protestën.”
Deklarata është bërë nga eurodeputeti Knut Fleckenstain pas takimit që zhvilloi me dy diplomatët, ambasadorin amerikan Donald Lu dhe atë të BE-së, Romana Vlahutin. Gjatë vizitës në Tiranë, ai u takua dhe me kryeministrin Rama dhe me kreun e Kuvendit Meta. Pasdite ai do takohet dhe me liderin e PD-së, Basha.
Një ditë më parë në një intervistë për “Deutche Welle”, Zoti Fleckeinstein theksoi se zgjedhjet e 18 qershorit janë test për çeljen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në BE.
Kujtojmë që Parlamenti Europian ka miratuar projekt rezolutën për Shqipërinë hartuar nga eurodeputeti Fleckenstein, me disa ashpërsime në gjuhën e përdorur për kushtet për hapjen e negociatave.
Raporti pohon shumë qartë se hapja e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE është e kushtëzuar nga zbatimi i plotë dhe në kohë i pesë kushteve.
Raporti konfirmon kështu kërkesat e Bundestagut gjerman për Shqipërinë, të prezantuara tek Kryeministri Rama nga Kryetari i Komisionit të Çështjeve Europiane Gunther Kirschbaum, i cili u sulmua nga Zoti Rama dhe mediat pranë tij.