Zëdhënësja e Partisë Demokratike Floriana Garo tha të enjten gjatë hapjes së fushatës elektorale të PD se “Lulzim Basha është udhëheqësi që i duhet Shqipërisë”.
Ajo tha se pasi e takoi nga afër kreun e PD bindja për këtë iu rrit edhe më shumë.
“Garo: Basha, një person që u flet njerëzve në sy”, tha ajo dhe shtoi se ai është “i gatshëm pёr tё sjellё ndryshimin që mezi e presim të gjithë”.
Ajo tha se “vendi ynë ka nevojë për ndryshim” dhe shtoi se këtë ndryshim mund ta sjell vetëm Lulzim Basha.
I pranishëm ishte dhe ish futbollisti Andi Lila. Ai u bëri thirrje shqiptarëve që të votojnë Partinë Demokratike.