Florida në SHBA nuk do të raportoj më shifrat ditore të të infektuarve dhe të të vaksinuarve nga koronavirusi. Vendi do të raportoj një përmbledhje javore, duke u bërë shteti i parë i SHBA-ve dhe i botës që krrallon raportimet ditore.
Muajin e kaluar, Florida mbylli vendet shtetëroe të testimit, por u dha qyteteve mundësinë e testimit sipas nevojës.
“Rastet Covid-19 janë ulur ndjeshëm gjatë vitit të kaluar pasi kemi një normë pozitiviteti më pak se 5 përqind, dhe shteti ynë po kthehet në normalitet, me vaksina të disponueshme gjerësisht në të gjithë Florida”, tha qeveria e Floridës në një email për gazetarët, sipas The New York Times.
Në dy javët e fundit, në Florida rastet e reja kanë rënë me 43 përqind, 50 përqind e popullsisë ka marrë të paktën një dozë vaksine, sipas një baze të të dhënave të New York Times.