Florida heq raportimet ditore të Covid-19, vendi i parë në botë

Nga Exit News
Florida heq raportimet ditore të Covid-19, vendi i parë në botë

Florida në SHBA nuk do të raportoj më shifrat ditore të të infektuarve dhe të të vaksinuarve nga koronavirusi. Vendi do të raportoj një përmbledhje javore,  duke u bërë shteti i parë i SHBA-ve dhe i botës që krrallon raportimet ditore.

Muajin e kaluar, Florida mbylli vendet shtetëroe të testimit, por u dha qyteteve mundësinë e testimit sipas nevojës.

“Rastet Covid-19 janë ulur ndjeshëm gjatë vitit të kaluar pasi kemi një normë pozitiviteti më pak se 5 përqind, dhe shteti ynë po kthehet në normalitet, me vaksina të disponueshme gjerësisht në të gjithë Florida”, tha qeveria e Floridës në një email për gazetarët, sipas The New York Times.

Në dy javët e fundit, në Florida rastet e reja kanë rënë me 43 përqind, 50 përqind e popullsisë ka marrë të paktën një dozë vaksine, sipas një baze të të dhënave të New York Times.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>