
Shkrimtarja Flutura Açka ka hapur të enjten fushatën elektorale të Partisë Demokratike.
Nga sheshi Nënë Tereza kandidatja për deputete e PD në Elbasan mbajti një fjalim për demokracinë. Ajo tregoi arsyet se pse vendosi të kandidojë në këto zgjedhje.
Ndërkohë në shesh ka mbërritur edhe kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha.
Ajo tha se alternativa e këtyre zgjedhjeve është “osë të ndreqim demokracinë tonë ose të shkojmë në diktaturë”.
“Vetëm kështu mund ta shpëtojmë demokracinë nga baronët e drogës, nga shembësit e teatrit, nga kriminelët, vetëm kështu mund të shpëtojmë demokracinë”, tha ajo.
Për këtë ajo kërkoi mbështetjen e gjithë qytetarëve, jo vetëm nga mbështetësit e PD tha ajo, por edhe nga qytetarë të thjeshtë që janë të mërzitur nga kjo qeveri.