Fondi Monetar Ndërkombëtar ka nisur sot misionin e radhës në Tiranë.
Temat kryesore të bisedimeve mes FMN-së e institucioneve shqiptare do të jenë buxheti për vitin 2017, paketa fiskale dhe amnistia fiskale.
Misioni i drejtuar nga Anita Tuladhar zhvilloi sot takimin e parë me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Gent Sejko.
Në ditët e ardhshme misioni do të konsultohet dhe me ministrin e Financave Ahmetaj dhe ministren e Ekonomisë Ekonomi.
Përfaqësuesit e FMN-së do të diskutojnë dhe për vazhdimin e marrëdhënieve të Shqipërisë me Fondin, pasi në shkurt 2017 përfundon marrëveshja 3 vjeçare e bashkëpunimit.
Gjatë këtyrë tre viteve, FMN i ka dhënë një hua të butë qeverisë shqiptare me vlerë 295 milionë euro. Deri më tani, 209 milionë euro i janë dhënë qeverisë. Pjesa e mbetur pritet t’i jepet në disa këste gjatë muajve të ardhshëm.