170 fotografi të përzgjedhura prej fotografëve më të mirë shqiptarë, që tashmë gjenden në Muzeun Marubi, në Shkodër, do të ekspozohen në ekspozitën “Rituali fotografik”, në Trienalen e Milanos.
Ekspozita, një nismë e Ambasadës së Shqipërisë në Romë në bashkëpunim me MuFoCo-n, Museo di Fotografia Contemporanea, çelet sot dhe do të qëndrojë hapur deri më 9 dhjetor.
Ekspozita “Rituali fotografik” është kuruar nga Zef Paci, i cili ka përzgjedhur foto të përditshmes dhe ritualit, që ruajnë kujtesën e mbi një shekulli jetë.