Pas më shumë se 6 orë diskutimesh, udhëheqësit e BE-së nuk kanë arritur asnjë përfundim për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Deri më tani Franca ka qënë e vendosur të bllokojë hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
Udhëheqësit e BE-së mbyllën dje ditën e parë të samit pa arritur në asnjë përfundim mbi çështjen e zgjerimit, një çështje e diskutuar gjërësisht dje në darkë. Kryeministri finlandez Antti Rinne, duke dalë nga godina e Këshillit Evropian tha se pas më shumë se 6 orë diskutime nuk u arrit në asnjë vendi, diskutimet për zgjerimin do të vazhdojnë edhe sot në mengjes.
Kryeministri hollandez Mark Rutte tha se udhëheqësit e BE-së duhet ta rimendojnë çështjen ditën e sotme.
Zgjerimi i BE-së u kthye në çështjen kryesore të diskutimeve në samit, pas marrëveshjes për Brexit, e cila u dakordësuar përpara nisjes së samitit.
Si Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian rekomanduan hapjen e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e veriut.
Në mënyrë të vecantë Maqedonia e Veriut ka mbështetjen e të gjitha vendeve anëtare përveç Francës, duke qënë se ka zgjidhur çështjen e emrit me Greqinë.
Në rastin e Shqipërisë, Hollanda, Danimarka dhe Spanja kanë të njëjtin qendrim: hapja e bisedimeve me Shqipërinë është e parakohshme, sepse ul zhvillimin e reformave në vend.
Gjithashtu, Parisi është hesitant të hapë derën e BE-së për vende të reja me probleme me korrupsionin dhe me shtetin e së drejtësi siç ka ndodhur më parë me Poloninë, Hungarinë dhe Rumaninë.
Franca kërkon që Komisioni të reformojë thellë mënyrën e procesit të hapjes se bisedimeve. Kritikët e pyetën Macron pse ai nuk e ngriti këtë problem një vit më parë, por duket vetëm si një justifikim për të mos hapur bisedimet me Shkupin dhe Shqipërinë.
Carja nërmjet Francës dhe vendeve të tjera doli në sipërfaqe këtë jabë, kur Franca bllokojë hapjen e bisedimeve me këto dy vende gjatë takimit të ministrave të brendshëm të BE-së.
Disa vende të BE-së kanë propozuar veçimin e dy vendeve, në mënyrë që Maqedonia e Veriut të mund të marrë dritën jeshile dhe të mos penalizohet nga Shqipëria.
Hollanda, Spanja dhe Danimarka ishin të interesuara të hartonin një vendim ku dy vendet të shqyrtohehsin të ndara nga njëra tjetra, dhe Maqedonia e Veriut të vazhdonte rrugën e saj drejt BE-së. Por kjo ide u hodh poshtë nga Italia dhe Gjermania, dhe më pas Franca e kundërshtoi fort këtë propozim.
Franca, Gjemania, Hollanda dhe Danimarka po konsiderojnë edhe vendimin për të shtyrë vendimin në prill 2020, ose të lajmërojnë vendimin në samititn e BE-Ballkan Perëndimor në Zagreb në Maj 2020.
Marrë nga Euroactiv/Përkthyer nga Exit.al