Dy sulme ajrore të koordinuara u ndërmorën nga Franca dhe Shtetet e Bashkuara ndaj bastioneve të Shtetit Islamik në Siri.
Sulmi i parë u bë dje në darkë në Raqqa, i njohur si kryeqyteti i ISIS.
12 avionë francezë lëshuan 20 bomba mbi një qendër rekrutimi, një magazinë me municione, një kamp trajnimi dhe një qendër komandimi të ISIS.
Një media pranë ISIS, raportoi se këto pika ishin braktisur dhe nuk ka asnjë viktimë nga këto bombardime.
Ndëkohë, Shtetet e Bashkuara sulmuan mëngjesin e sotëm qindra kamionë me naftë në Deir el-Zour, një tjetër zonë në Siri e kontrolluar nga ISIS.
Sulmet ndaj Shtetit Islamik, u ndërmorën dy ditë pas sulmeve terroriste në Paris, për të cilat ISIS mori përgjegjësinë.