Franca dhe Spanja janë dy vendet e para evropiane që shënuan më shumë se 1 milionë të infektuar me koronavirus, sipas të dhënave të Universitetit John Hopkins.
Aktualisht Franca ka 1, 000, 357 të infektuar dhe 34, 075 viktima. Ndërsa Spanja shënoi 1,005,295 raste.
Në botë deri më tani ka 7 vende me më shumë se sa 1 milionë raste:
1.SHBA: 8,329,044
2.Indi: 7,651,107
3.Brazil: 5,273,954
4.Rusi: 1,438,219
5.Argjentina: 1,037,325
6.Spanja: 1,005,295
7.Franca: 1,000,357