Franca fajëson variantin brazilian për valën e tretë, ndërpret fluturimet me Brazilin

Nga Exit News
Franca fajëson variantin brazilian për valën e tretë, ndërpret fluturimet me Brazilin

Franca njoftoi të mërkurën pezullimin e fluturimeve nga dhe prej Brazilit, për të përmbajtur përhapjen e variantit P.1 të Covid-19, sipas The Guardian.

Kryeministri Jean Castex tha se varianti brazilian është jashtëzakonisht virulent dhe përgjegjës për valën e tretë të koronavirusit në Francë muajin e kaluar.

Ne kemi vërejtur se situata po përkeqësohet, prandaj kemi vendosur të pezullojmë të gjitha fluturimet midis Brazilit dhe Francës deri në një njoftim tjetër,” u tha Castex deputetëve të Asamblesë Kombëtare franceze.

Varianti P.1 u identifikua për herë të parë nga udhëtarët nga Brazili, që u testuan  në një aeroport japonez në fillim të janarit.

Udhëtarët nga Brazil duhet të kenë një test negativ Covid përpara nisjes dhe pas mbërritjes në Francë, si dhe të vetë-izolohen për 10 ditë.

Ministri i Shëndetësisë, Olivier Véran u shpreh një ditë më parë se varianti brazilian dhe ai Afrikës së Jugut ishin “më pak ngjitës sesa varianti anglez“.

Ai shtoi se më shumë se 80% të rasteve të reja në Francë ishin ato që në Britani njihen si “varianti Kent”.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>