Franca kalon ligjin për vaksinimin e detyrueshëm të punonjësve të shëndetësisë

Nga Exit News
Franca kalon ligjin për vaksinimin e detyrueshëm të punonjësve të shëndetësisë

Pavarësisht protestave, parlamenti francezë miratoi ligjin për vaksinimine detyrueshëm kundër koronavirusit për profesione të caktuara dhe vendosjen e pasaportës së gjelbër për hyrjen në restorante, palestra dhe udhëtimet brenda vendit.

Nga ligji u përjashtuan të miturit dhe tarracat e restoranteve dhe kafeneve. Me propozim të ligjvënësve ligji do të zbatohet në shtator.

Përpara votimit në parlament, më shumë se 160,000 persona protestuan në të gjithë Francën kundër kufizimeve të propozuara, me rreth 50,000 në fundjavën e kaluar. Rreth 35 përqind e qytetarëve francezë mbështesin protestat sipas një sondazhi të ri, raporton politico.eu.

Gjithashtu, edhe disa vende të tjera evropiane pritet të miratojnë të njëjtat ndryshime.

Në Gjermani, pavarësisht se Kancelarja Angela Merkel përjashtoi një qasje të stilit francez, shefja e saj e kabinetit Helge Braun të dielën u shpreh se një gjë e tillë mund të ndodhë nëse rastet rriten.

Italia të enjten vendosi vaksinimin e detyrueshëm dhe pasaportën e gjelbër për aksesin në aktivitete të caktuara të kohës së lirë dhe në restorante.

Greqi miratoi vaksinimin e detyrueshëm për disa profesione, duke miratua tërthorazi vaksinimin e detyrueshëm të popullsisë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>