Mbretëria e Bashkuar ka arritur një marrëveshje me qeverinë franceze për hapjen e kufirit ka thënë Sekretari i Transportit Grent Shaps, pasi lëvizja u mbyll për shkak të shqetësimeve mbi variantin e ri të koronavirusit.
Ai premtoi më shumë detaje mbi transportuesit më vonë, por i bëri thirrje të mos shkojnë në Kent ku janë bllokuar rreth 2,850 kamionë.
Ndërkohë, autoritetet franceze thanë se disa udhëtime do të rinisnin të mërkurën.
Banorët dhe shtetasit do të jenë ndër ata që lejohen të kthehen nëse kanë një test negativ të ditëve të fundit.
“Progres i mirë sot dhe marrëveshje me Qeverinë Franceze për kufijtë. Ne do të japim një azhurnim për transportuesit më vonë këtë mbrëmje, por transportuesit NUK duhet të udhëtojnë në Kent këtë mbrëmje.” shkroi Shaps në Tëitter:
Autoritetet franceze thanë se aeroplanët, varkat dhe trenat Eurostar do të rinisnin shërbimet të mërkurën në mëngjes.
Udhëtimi do të jetë gjithashtu i disponueshëm për njerëzit që kryejnë udhëtime të rëndësishme, përfshirë stafin shëndetësor që lufton kundër Covid-19, ata që ofrojnë transport ndërkombëtar të mallrave, ekuipazhin e peshkimit dhe shoferët e autobusëve ose trenave.
Por, për të udhëtuar, ata do të duhet të kenë marrë një rezultat negativ të testit më pak se 72 orë para nisjes.
Njoftimi nga autoritetet franceze vjen pasi Komisioni i BE u bëri thirrje vendeve anëtare të heqin ndalimet e tyre të udhëtimit për të shmangur përçarjen e zinxhirit të furnizimit.
Më shumë se 50 vende kanë ndaluar udhëtimet nga Mbretërina e Bashkuar pas shqetësimit të përhapur në lidhje me përhapjen e variantit të ri të koronavirusit.