Franca nisi të hënën fushatën e vaksinimit për të moshuarit mbi 75 vjeç që nuk jetojnë në shtëpitë e kujdesit.
Teksa numri i viktimave me Covid-19 gjatë fundjavës në Franci kaloi mbi 70 mijë, insititucionet franceze nisën vaksinimin dhe mes të moshuarve – deri më tani Franca kishte nisur vaksinimin mes punonjësve të stafit mjekësor dhe të moshuarve në azile dhe shtëpi të kujdesit.
Vaksinimi në Francë nisi në 27 dhjetor me vaksinën e kompanive Pfizer dhe BioNTech.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se deri më tani kanë marrë një dozë vaksine 422,127 njerëz.
Franca është ndër vendet më të goditura në Evropë nga koronavirusi. Numri i të vdekurve nga Covid-19 deri më tani është 65,037 – pak mbrapa Italisë dhe MB. Spitalet franceze po trajtojnë 24,780 pacientë Covid.
Në 15 janar, qeveria franceze vendosi ndalim qarkullimin që prej orës 18:00.
Ky kufizim do të zgjasë për 15 ditë.
Gjithashtu të gjithe udhëtarët që do të hyjnë në Francë, duhet të kenë një test negativ Covid-19 dhe do të qendrojnë në izolim në 7 ditë.