Franca vendosi të mërkurën të nis vaksinimin kundër Covid-19 me Johnson and Johnson.
Vendimi i Francës vjen pasi SHBA pezulloi vaksinës, pasi pati disa raste të mpiksjes së gjakut.
Zëdhënësi i qeverisë francez njoftoi se Franca ka marrë dërgesën e parë prej 200, 000 dozash.
Franca pret të marrë 600 mijë doza të kësaj vaksinë deri në fund të muajit.
Qeveria franceze është kritikuar për procesin e vaksinimit. Sipas kritikëve procesi po ecën me ritme të ngadalta.
Autoritetet shëndetësore synojnë përshpejtimin e vaksinimit me qëllim që deri në mes të qershorit 30 milion njerëz të kenë marrë një dozë të vaksinës Covid-19