Franca nuk angazhohet për liberalizimin e vizave për Kosovën

Franca nuk angazhohet për liberalizimin e vizave për Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bëri me dije se Franca nuk ka marr asnjë angazhim nëse do të mbështesë liberalizimin e vizave për Kosovën.

Kurti i bëri komentet e tij të mërkurën në mbrëmje, pas një takimi me Presidentin francez Emmanuel Macron në Paris.

Në vitin 2018, Komisioni Evropian konfirmoi se Kosova kishte përmbushur të gjitha standardet për liberalizimin e vizave. Franca dhe Hollanda, megjithatë, kanë qenë të prerë se Kosova nuk është ende gati për liberalizim, duke frenuar çdo përparim të procesit.

Kurti e përshkroi situatën si të padrejtë dhe renditi masat që Kosova tashmë ka ndërmarrë për të luftuar krimin e organizuar dhe për të ulur në mënyrë drastike emigracionin.

“Unë kam shpresë se kjo vizitë do të ndihmojë Francën të lërë mënjanë skepticizmin e saj, në një farë mënyrë. Ne nuk na u ofrua asnjë angazhim në këtë drejtim. Do të punojmë gjithashtu me Hollandën dhe shpresoj se nuk do të ketë vende të tjera [për të bindur],” u tha ai gazetarëve.

Nga ana e tij, Macron u bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që “të veprojnë si evropianë” dhe të arrijnë një marrëveshje përmes kompromisit.

Më 1 Prill, Macron i dërgoi një letër Kurtit ku i tregoi rëndësinë e një marrëveshje përfundimtare midis Kosovës dhe Serbisë.

“Zgjidhja e marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë është një sfidë e madhe me të cilën duhet të përballeni,” shkroi Macron, duke shtuar se ka pasur “përparim të konsiderueshëm” në dialogun që Kosova ka zhvilluar me Beogradin dhe ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Vizita e Kurtit në Paris pasoi takimin e tij të parë të ndërmjetësuar nga BE me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç në Bruksel, të mbajtur në 15 qershor. Palët nuk arritën asnjë marrëveshje gjatë këtij takimi dhe një tjetër është planifikuar të zhvillohet në korrik.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>