Franca nuk do të mbyllet më, pavarësisht rritjes së të infektuarve

Nga Exit News
Franca nuk do të mbyllet më, pavarësisht rritjes së të infektuarve

Kryeministri francez Jean Castex tha se Franca nuk do të izolohet më, pavarësisht rritjes së numrave të të infektuarve.

Por qeveria do të marrë masa të ashpra. Ai tha se prioritet i qeverisë do të jetë testimi dhe gjurmimi i shpejtë i rasteve prioritare, dhe bashkitë mund të vendosin vetë për oraret e punës së bizneseve.

Ai njoftoi për France 24, se qeveria do të punësojë 2000 punonjës të shëndetësorë për të ndihmuar në gjurmimin e personave pozitiv me Covid-19.

Kryeministri lajmëroi se kushdo që është i infektuar me Covid-19, duhet të izolohet për 7 ditë dhe jo për 14 ditë.

Franca raportoi, të enjten, rreth 10 mijë të infektuar të rinj.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>