Franca po përballet me valën e dytë të koronavirusit më shpejt se sa e kishte parashikuar. Ekspertët u shprehën për median franceze se spitalet do të mbipopullohen nëse gjërat nuk ndryshojnë.
Franca shënoi 14, 412 raste të reja me koronavirus, të shtunën (26 shtator), dhe 4,102 pacientë marrin trajtim në spitale, dhe 763 prej tyre janë në terapi intensive.
“Vala e dytë po vjen më shpejt se sa ne e kishim menduar”, u shpreh Patrick Bouet, shefi i Këshillit kombëtar të Urdhërit të Mjekëve, për median francize.
Ndërkohë francezët nuk pranojnë të zbatojnë masta e reja të vendosur nga qeveria. Pronarët e lokaleve dhe restoranteve kanë protestuar kundra kufizimit të orareve të punës.