
Franca ka regjistruar 3,011,257 raste infektimesh që nga fillimi i pandemisë.
Autoritetet shëndetësore në Francë njoftuan të premten se në 24 orët e fundit janë infektuar 23,292 persona.
Në 24 orët e fundit në Francë kanë humbur jetën 649 persona, duke e çuar bilancin total të viktimave në 72,647.
Qeveria franceze ka si objektiv që të ulë numrin e rasteve ditore në 5,000 si një parakusht për heqjen e kufizimeve anti-covid.
Ministri i Shëndetësisë Olivier Véran tha pak ditë më parë se niveli aktual i infektimit është relativisht i qëndrueshëm, me rreth 20,000 raste në ditë.