Rasti i të infektuarve të rinj me koronavirus në Francë ka vijuar të rritet, duke shënuar 6,544 raste në 24 orët e fundit.
Në total në Francë janë infektuar 335,524 qytetarë me Covid-19 që nga nisja e pandemisë, sipas njfotimit të ministrit të shëndetësisë atje.
Numri i viktimave nga koronavirusi u rrit gjithashtu.
39 qytetarë humbën jetën në 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e viktimave në 30,764.
Franca renditet e shtata, në listën e vendeve me numrin më të lartë të viktimave në botë.