Në 24 orët e fundit në Francë kanë humbur jetën 72 persona si pasojë e Covid-19.
Franca ka regjistruar të dielën 18.436 të infektuar të rinj.
Autoritetet bënë me dije se këto shifra janë më të ulëta se shtunën, kur ishin regjistruar 23.924 të infektuar.
Në spital janë duke u trajtuar 26.393 pacientë.
Franca është ndër shtetet më të prekura nga koronavirusi.
Që nga fillimi i pandemisë ka regjistruar mbi tre milionë të vdekur dhe mbi 72.000 të infektuar.