Qeveria franceze do të rishikojë të mërkurën, kufizimet e vëna kundër përhapjes së Covid-19.
Aktulisht Franca ka vënë në fuqi karantinën kombëtare, ndërsa një ditë më parë, konfirmoi të infektuarin e parë me variantin e ri të COVID-19.
Personi i infektuar kishte ardhur nga Londra më 19 dhjetor.
Në 24 orët e fundit, mbi 8 mijë të infektuar të rinj u zbuluan në Francë, një shifër kjo më e lartë se infektimet e të shtunës: rreth 3 mijë.
Në total Franca ka regjistuar mbi 2,55 milionë të infektuar dhe rreth 63 mijë viktima me Covid-19.