
Franca raportoi 16, 972 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, dhe 49 viktima.
Numri i infektimeve të raportuara të shtunën është mbi 4000 raste më shumë se sa dita e premte. Ky numër është edhe më i lartë se sa 16 mijë rastet e regjistruara javën e kaluar.
Njësoj si Franca, edhe Italia raportoi të shtunën rritje të numrit të rasteve. Ndërsa Spanja ka vendosur izolim të pjesshëm, që prej të premtes, për të ndaluar përhapjen e virusit në vend.